Mos i dërgoni fëmijët për të blerë barna!

Shumëherë prindërit dërgojnë fëmijët e tyre në moshë minore për të blerë barna, qoftë me apo pa recetë.
Fëmijët kërkojnë barna të ndryshme e madje edhe barna qetësuese dhe çdo lloj bari me sigurinë më të madhe se duhet patjetër t’ja dërgoj prindit!

Për mua si farmaciste janë raste shumë shqetësuese, aq më tepër se kjo, mjaft shqetësuese është sjellja e prindërve karshi nesh ndaj mosdhënies së barnave fëmijëve të tyre, duke mos e marrë aspak parasysh rrezikshmërinë që bart ky gjest i tyre.

Ju lutem prindër dhe familjarë, mos thuani se nuk bëhet gjë që fëmija të blejë qoftë edhe një paracetamol (marrja e disa tabletave paracetamol përnjëherë, do të çojnë në dëmtime të rënda të mëlqisë dhe në fatalitet për pak orë).

Fëmijët janë shumë kurreshtarë, nga kjo kureshtje mund të vie deri te përdorimi i barnave që i blejnë për të rritur( në ato barnatore që u’a japin) duke quar në rrezik të lartë për jetën e tyre.

Andaj, mendoni mirë para se t’i dërgoni fëmijët në barnatore.

Me respekt:
Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi Farmaciste