MOLLA, FRUT I RËNDËSISHËM PËR BEBE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Duke qënë se ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme, do të përpiqemi t’i kushtojm asaj vëmebdje maksimale që ti ushqejmë të vegjlit tanë sa më shëndetshëm.

Frutat bashkë me perimet janë ndër ushqimet e para që i prezentohen bebi 6’të muajsh. Natyrisht të ëmbla sikurse qumështi i gjirit janë më të pranueshme sesa perimet, kjo është arsyeja se pse perimet testohen në fillim e pastaj pemët. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale të domosdoshme për zhvillimin dhe mirëqenjen e bebit.
Në muajin e parë frutat prezentohen në formë të pures, një nga një pa i përzier me njëra tjetrën. Kjo për arsye se bebi duhet të mësohet me shijen e secilës prej tyre. Arsye tjetër është për identifikimin e alergjive se a po reagon organizmi i vogel ndaj ndonjërës prej tyre. Secili frut duhet të testohet 3 ditë radhazi.

Ndër frutat e parë që i prezentohet bebit është molla. Molla duhet të jetë e kuqe ose e verdhë dhe jo e gjelbërt.
Molla përmban shumë vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin e bebit. Ajo përmban natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, sheqer dhe dallohet për vitaminat A, B dhe C.
Molla përgatitet në dy variante, si e zier pak derisa të zbutet ose e pjekur. Në i kemi testuar të dyja llojet. Mollën e verdhë si të zier ndëra të kuqen si të pjekur.

Pure nga molla e zier

• 1/2 e një mollë të vogël (ose të zier).

Përgatitja:

1. Pastrojeni mollën, qërrojeni, dhe prejeni në copëza.

2. Hidhni në një enë 2-4 lugë me ujë, hidhni copëzat e mollës dhe ziejini deri sa të zbuten (rreth 5-7 minuta).

3. Largoni mollën e zier nga ena, dhe futeni në blender, për ta bluar deri sa të merr formën e puresë.

Pure nga molla e pjekur

1.Një mollë të kuqe piqet në furrë për 10-15 minuta.

2.Largohet lëkura pasi të piqet dhe futet në blender. I shtohet pak ujë nga ai i bebit që të bluhet më mirë.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •