Nga Ass.Dr.lindita Ibrahimi Veliu, gjinekologe obstetre, PhDc

Me menaxhimin e  grave shtatzëna të infektuara me COVID-19  duhet të merret një ekip multidisiplinar (mjekë obstetër, intensivistë, anestezistë obstetër, mamitë, virologët, mikrobiologët, neonatologët, specialistët e sëmundjeve infektive).

Rastet e dyshuara, të mundshme dhe të konfirmuara të infeksionit COVID-19 duhet të menaxhohen fillimisht nga qendra terciare  të caktuara  me pajisje izoluese efektive dhe pajisje mbrojtëse.

 Pacientët duhet të izolohen në dhoma të vetme, ose të grupohen së bashku pasi të konfirmohet infeksioni COVID-19.

Spitalet e përcaktuara duhet të krijojnë një sallë operative ku ka respirator dhe një repart të izolimit neonatal. I gjithë personeli mjekësor që duhet të marrë pjesë duhet të jetë i  pajisur me  mbrojtëse personale (PPE; respirator, syze, mburojë mbrojtëse për fytyrën, fustan kirurgjik dhe doreza) .

Gratë shtatzëna me një prezantim të butë klinik mund të mos pranohen  fillimisht  në spital dhe izolimi të bëhet në shtëpi, me kushtë që mund të sigurohet monitorimi i gjendjes së gruas.

Trajtimi i përgjithshëm: Të ruhet ekuilibri i lëngjeve dhe elektroliteve; të ofrohet trajtim simptomatik, siç janë ilaçet antipireksike dhe antidiarre.

Mbikëqyrja: Monitorim i ngushtë dhe vigjilent i shenjave vitale dhe niveli i ngopjes me oksigjen  për të minimizuar hipoksinë e nënës; të matet saturimi i oksigjenit,të  përsëritet  imazheria e  gjoksit (kur ka indikacion ); vlerësimi i rregulltë i hemogramit, testimi  i funksionit të veshkave dhe mëlçisë dhe testimi i  koagulimit.

Monitorimi i fetusit: Regjistrohet i kardiotokografia (CTG) për monitorimin e rrahjeve të zemrës së fetusit (FHR) në javët e shtatzënisë ≥26 ose ≥28, dhe vlerësimi me ultratinguj i  rritjes së fetusit dhe vëllimit të lëngut amniotik. Doppleri i a.umbilikalepoashtu  është i nevojshëm. Vini re se pajisjet e monitorimit dhe pajisjet ultratingullit  duhet të dezinfektohen siç duhet përpara përdorimit të mëtejshëm.

Shtatëzania duhet të menaxhohet sipas gjetjeve klinike dhe ultrazërit, pavarësisht nga koha e infeksionit gjatë shtatëzënësisë.

Për rastet  urgjente obstetrike të gjitha vizitat  duhet të ofrohen në pajtim me udhëzimet aktuale lokale kurse terminetrutinore të përcjelljes  së shtatzënisë duhet të shtyhen 14 ditë ose derisa të jenë në dispozicion rezultatet pozitive të testit (ose dy rezultate negative të njëpasnjëshme të testit).

Rastet e konfirmuara – sëmundshmëria jo e rëndë

Duhet ruajtur ekuilibrin e lëngjeve dhe elektroliteve, trajtimin simptomatik dhe mbikëqyrja është e njëjtë si për rastet e dyshuara / të mundshme në popullaten e përgjithshme.

Nëse për raste të rënda do të merret në konsideratë trajtimi antiviral, kjo duhet të bëhet pas diskutimit të kujdesshëm me virologët; pacientët shtatzënë duhet të këshillohen plotësisht për efektet e mundshme anësore të trajtimit antiviral për vetë pacientin, si dhe për rrezikun e kufizimit të rritjes së fetusit (FGR).

Duhet të bëhet monitorimi për infeksionin bakterial (kultura e gjakut, mikroskopia dhe kultura e urinës me ekzemplar të kateterizuar), me përdorimin në kohë të antibiotikëve të duhur kur ekzistojnë dëshmi të infeksionit dytësor bakterial. Kur nuk ka dëshmi të qartë të infeksionit bakterial sekondar, duhet të shmanget përdorimi empirik ose jo i duhur i antibiotikëve.

Monitorimi i fetusit:  regjistrohen RZF në CTG  kur shtatzënia është javë 28-28 shtatzënie,  vlerësimi me ultratinguj i rritjes së fetusit dhe vëllimit të lëngut amniotik,Dopleri i a.umbilikale nëse  është e nevojshme.

Rastet e konfirmuara – sëmundje e rëndë dhe kritike

Shkalla e ashpërsisë së pneumonisë COVID-19 përcaktohet nga shoqatat e infektologëve .

Pneumonia e rëndë shoqërohet me një shkallë të lartë të vdekshmërisë së nënave dhe vdekshmërisë perinatale, prandaj, kërkohet trajtim agresiv, përfshirë këtu  masat mbështetëse me hidratimin, oksigjenoterapia dhe fizioterapinë e gjoksit. Rasti  duhet të menaxhohet në një dhomë izolimi në NJKI, mundësisht gruaja të mbahet në një pozicion anësor të majtë, me përkujdesje të  e një ekipi multidisiplinar.

Trajtimi antibakterial: Trajtimi i duhur me antibiotikë në kombinim me trajtimin antiviral duhet të përdoret menjëherë kur ekziston dyshimi ose konfirmimi i infeksionit bakterial sekondar, pas diskutimit me mikrobiologët.

Monitorimi i tensionit të gjakut dhe mbajtja ekuilibrit të lëngjeve: në pacientët pa shok septik, duhet të ndërmerren masa konservative të administrimit të lëngjeve; te pacientët me shok septik, nga administrimi i  lëngjeve dhe inotropet kërkohet të mbahet një presion arterial mesatar ≥60 mmHg (1 mmHg = 0,133 kPa) dhe një nivel laktati <2 mmol / L . Saturimi i  oksigjenit  duhet të mbahet ≥95%;

Monitorimi i fetusit: njësoj sikurse me lart tek rastet e lehta .Lindja e parakohshme  duhet të konsiderohet nga ekipi multidisiplinar mbi bazën e rastit.

Referencat:Guidanceon COVID-19 DuringPregnancyand the Puerperium (ISUOG, 2020)

Shpërndaje
  • 181
  •  
  •  
    181
    Shares