Kur profesioni promovohet me bukuri

Autore: Gjyla Çeliku

Kur profesioni promovohet me bukuri aty ka epshe dhe kënaqësi. Nëse mediat e bëjnë pa të drejtën e femrave, duhet të ketë hetuesi!

Nëse mua personalisht më promovon media me këtë qasje, unë do ta kisha paditur! I paralajmëroj të gjitha mediat që nëse përziejnë profesionin tim me bukurinë, shkrimet e mia me bukurinë, do t’i padis dhe do më bëjnë edhe shërbim që do t’i ndihmoj ndonjë të varfëri me paratë që do fitoj. Unë si femër shqiptare edhe në profesionin që ushtroj ua kam ndaluar studentëve të më komentojnë komente “bukurie”, po komente por të njejtat sikur nënës së tyre do ia adresonin. Ish studentët vazhdojnë me të njejtin respekt, vajzat i toleroj më shumë sepse janë vajza, djemve ua kam ndaluar, mund të komentojnë për çeshtjet që unë trajtoj, por për stile dhe bukuri, unë kam rrethin tim dhe fansat e mi, s’dua të përzi profesionin. Nëse kualitetin e femrës e promovoni me bukurinë dhe sipërfaqësoren të mjerët ju si portal dhe shoqëri! Turp!
…por edhe dentistja nëse ka vendos të promovoje profesionin me bukuri, turp! T’isha n’vendin e saj do t’ju kisha padit, e përsëris!

Femra të dashura shqiptare mos toleroni veten të bëheni vegël e mediave për klikime, mos promovoni profesionin me bukuri sepse pa dhëmbë dhe pa zemër mund të leni ndonjë njeri! E di që ju pëlqen me ju thanë: “Shumë të bukura dhe sexy jeni”, por profesionaliteti është mbi bukurinë, bile ta shton bukurinë!
Ju nuk jeni objekt! Ju nuk jeni biznes! Ju nuk jeni klikim!

Ju jeni femra shqiptare me kualitete kombëtare dhe profesionale, na lejoni atë sferë t’ju promovojmë!

Me respekt për të gjitha femrat shqiptare,
Gjyla Çeliku