Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

E di që në këtë moment je duke e mbajtur celularin në d orë. Në fakt, jam e sigurtë se gjatë gjithë kohës e mban celularin ose në dorë ose të paktën në xhepin tuaj. Bëji një të mirë bashkëshortes suaj dhe shkrep sa më shumë fotografi të saj.

Jo. Jo screenshot të ndonjë postimi qesharak që sapo ke parë në Twitter.

E kam fjalën për një foto të saj. Të nënës së fëmijëve tuaj. Dashurisë së jetës suaj. Asaj që bën çmos që gjërat të shkojnë sa më mirë për familjen tuaj të çmuar.

Bëj sa më shumë foto të saj.

Në ndonjërën prej netëve, përderisa ajo është shtrirë në shtrat duke i lexuar përrallë vajzës suaj, merre telefonin dhe bëj një foto të saj.
Pa paralajmërim.
Pa i treguar asaj.
Vetëm shkrepe.
Ndërsa është në kuzhinë duke dëgjuar birin tënd se si e ka kaluar ditën, bëj edhe një foto.
Ndërsa po rrokulliset në dysheme me fëmijët, ose po ndihmon ndonjërin prej tyre me detyrat e shtëpisë, bëj edhe një foto.

Koha po kalon shumë shpejt, dhe secilën ditë që po kalon, këta fëmijë të ëmbël sa vijnë e po rriten. Para se ta kuptojmë, ata veçse kanë arritur moshën për t’u regjistruar në fakultet.

Bëj një foto të saj.

Një ditë ajo do të shkojë, dhe gjithë ajo që do t’u mbetet fëmijëve tuaj janë kujtimet.

Bëj një foto të saj.

Bëj një foto për t’u treguar atyre dashurinë që kishte ajo për ta. Bëj një foto, në mënyrë që ata gjithmonë të mund ta kujtojnë se çfarë humori të mirë kishte ajo. Bëj një foto që ta shohin se sa e bukur ishte ajo. Nuk ka rëndësi nëse është në pizhama apo duke ngjyrosur flokët e saj, të lutem, bëj një foto të saj.

Mami im vdiq kur isha 20 vjeçare. I ruaj në dollapin tim të gjitha fotot e saj. I shiqoj fotografitë me nënën duke më mbajtur në prehrin e saj, duke qeshur me çfarëdo fjale të bukur që mund ta kem thënë në atë moment. E zmadhoj atë fotografi të duarve të saj për të parë nëse edhe unë i kam të njëjtat, tashmë që jam edhe vetë nënë.

Ju nuk mund të kapni gjëra të tilla në një selfie.
Të lutem, bëj edhe një foto.
E di se kjo mund të të mos kujtohet gjatë gjithë kohës, por nëse të shkon në mendje, mos u mendo dy herë, thjesht bëj edhe një foto. Fundja, fëmijët tuaj (dhe gruaja juaj) do të jenë shumë mirënjohës ndaj jush.

E huazuar. /Familjadheshendeti.com