Gurthi i dhëmbit dhe konkrementet

Nga Dr. Shqipdona Morina – Stomatologe

Gurthi i dhëmbit është pllaku dental i mineralizuar dhe formohet me fundërrimin e kripërave minerale në pllakun dental. Këto minerale të gurthit prejardhjen e kanë nga pështyma.

Gurthi i dhëmbit ka konsistencë të fortë, radhitet të depozitimet e forta të dhëmbit, përbëhet nga kripëra inorganike deri 90% dhe matriale organike deri 30 për qind.

Ky gurth formohet posaçërisht në ato vende në të cilat vetëpastrim nuk ekziston, si të dhëmbët në malformacion ashtu edhe në sipërfaqe të vrazhda të dhëmbit, si rrjedhojë shkaktojnë inflamacione të gingivës.

Konkrementet subgingivale sikurse gurthit e dhëmbit janë depozitime të forta që formohen me deponimin e kripërave minerale, të cilat rrjedhin nga eksudati gingival e jo nga pështyma sikurse gurthi.

Këto formohen në cilëndo rrënjë të dhëmbit dhe në cilëndo sipërfaqe të rrënjës me kusht që aty të jetë i lokalizuar edhe xhepi parodontal.

Mjekimi- i gurthit dhe konkrementeve bëhet duke i mënjanuar në mënyrë rrënjësore.
Mos mjekimi i tillë sjellë KOMPLIKIME shumë të renda të tilla si: pezmatime të mishrave të dhëmbëve, pezmatime të pjesëve mbështjellëse të dhëmbit, luhatja e dhëmbit e deri të humbja e dhëmbit./FjaladheSh