Gjeni se çfarë lloj prindërish jeni dhe si ndikon kjo në personalitetin e fëmijës suaj

Përgjegjësia primare e secilit prind është që t’i sigurojë fëmijës nevojat themelore, siç janë shtëpia, ushqimi dhe veshmbathja. Megjithatë, prindërit nuk janë përgjegjës vetëm për këto nevoja themelore, por gjithashtu kanë edhe një ndikim të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.

Më poshtë mund të gjeni të përshkruar stilet më të zakonshme të prindërimit dhe si e formëson secili stil në mënyrë individuale personalitetin e fëmijës në të ardhmen.

STILET PRINDËRORE

Stili i prindërimit të cilin e praktikoni ndikon në mënyrën se si një fëmijë do të sillet ndaj jush dhe njerëzve në mjedisin përreth.

PRINDËRIT AUTORITATIV kërkojnë shumë dhe vendosin rregulla strikte për fëmijën, por në të njëjtën kohë ata i japin fëmijës ngrohtësi dhe butësi të mjaftueshme. Ata respektojnë mendimin e fëmijës, ata janë këtu për të dëgjuar ndjenjat e fëmijës dhe në këtë mënyrë ai mëson se mendimi i tij është i rëndësishëm. Fëmijët e këtyre prindërve bëhen njerëz që kanë besim, të cilët janë përgjegjës dhe të sigurt në vetvete.

PRINDËRIT AUTORITARË janë të rreptë, kërkojnë në vazhdimësi nga fëmijët e tyre, duan të kontrollojnë ata dhe nuk u ofrojnë fëmijëve të tyre vëmendjen dhe ngrohtësinë emocionale dhe nuk kanë mirëkuptim për nevojat e tyre, dhe gjithë kjo bën që fëmijët e këtyre prindërve në të ardhmen të jenë persona të varur, të pasigurt, të tërhequr, madje mund të jenë edhe agresivë.

STILI PERMISIV (LEJUES) I PRINDËRIMIT i mundëson fëmijës të marrë vendime në mënyrë të pavarur, i ofron fëmijës butësi dhe dashuri të madhe, mbështetje dhe ngrohtësi emocionale, por ajo që mungon këtij stili është vendosja e kufijve të qartë kur bëhet fjalë për sjelljen. Fëmijë të tillë shpesh janë të pasigurt në vetvete, impulsiv, të pandjeshëm, të prirur ndaj sjelljeve agresive nëse e gjejnë veten të zhgënjyer, për shembull nga bashkëmoshatarët.

STILI INDIFERENT I PRINDËRIMIT përfshin mungesën e interesit të prindërve ndaj fëmijës, nuk kanë kontroll mbi sjelljen e fëmijës dhe nuk i vendosin fëmijës një kufi të qartë. Fëmijë të tillë janë të pabindur, të pasigurt dhe të prirur për sjellje delikuente.

A NA IMITOJNË FËMIJËT?

Mënyra se si komunikoni me të tjerët dhe si silleni në situata të ndryshme është shembulli më i mirë që i jepni fëmijës suaj. Nëse jeni të qetë, të gatshëm për të ndihmuar dhe konsistent në qëllime, fëmijët e miratojnë atë si mënyrën parësore të sjelljes në të ardhmen. Ata gjithashtu miratojnë sjelljen dhe prindërit që janë të pandershëm, dembelë, të cilët planifikojnë shpejt. Çrregullimet mentale të prindërve gjithashtu formësojnë sjelljen e një fëmije, për shembull, depresioni është shumë i zakonshëm tek fëmijët me të paktën një prind që vuan nga kjo sëmundje.

SA ËSHTË E RËNDËSISHME ATMOSFERA FAMILJARE

Marrëdhëniet tuaja me anëtarët e familjes më të ngushtë dhe më të gjerë ndikojnë se si sillet fëmija ndaj të tjerëve. Për shembull, një fëmijë mund të ndjehet i braktisur dhe i zemëruar për shkak të një divorci i cili ka mbaruar në mënyrë armiqësore. Një divorc që ka efektin më të mirë ndaj fëmijës është një divorc miqësor, i bazuar në kompromise dhe që përfshin kujdestarinë e përbashkët.

SA KANË NEVOJË FËMIJËT PËR JU

Interesimi i prindërve për suksesin e fëmijës garanton njëkohësisht sukses për ta. Fëmija ndaj të cilit nuk ka ndonjë vëmendje dhe përkujdesje arrin suksese dukshëm më pak se një fëmijë që ka mbështetje të plotë të prindërve të tij. Disa ekspertë pohojnë se mbështetja e prindërve kontribuon dy herë më shumë në suksesin akademik të një fëmije sesa statusi socio-ekonomik. Çdo fëmijë ka nevojë për mbështetje dhe inkurajim për të bërë përparim në jetë, kurse nëse një prind merr një qëndrim pasiv, kjo mund të ketë pasoja negative për fëmijën. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •