Familjes i shtohet një Interniste-Kardiologe

Dr. Ibadete Bytyçi, Interniste-Kardiologe, kandidate në studime të doktoraturës në Universitetin Umeå, Suedi.

Autore e shumë punimeve dhe prezantimeve shkëncore në konferenca dhe kongrese Europiane dhe Amerike.
Fushat hulumtuese më të fokusuara: funksioni i atriumit të majtë dhe çrregullimët e ritmit, roli i antikoagulimit, pamjaftueshmëria e zemrës, sëmundja iskemike e zemrës dhe roli i preventivës në sëmundjet kardiovaskulare.

Të ndëruar themelues të Familja dhe Shëndeti,
Së pari, ju përgëzoj për këtë iniciative aq të rëndësishme po aq dhe humane për popullin tonë.
Pas konsultimeve të ngushta me stafin udhëheqës të grupit Familja dhe Shëndeti, me kënaqësi do ju bashkohëm grupit tuaj, që të jap kontributin tim profesional në lëminë internistike dhe kardiologjike.
Do bëj përpjekje që profesionalizmi im të këtë dobi për ju.

Me respekt për ju”  shton Dr. Ibadete Bytyçi, Interniste-Kardiologe, PhD kandidat /Familjadheshëndeti.com