Fakte nga Kimia (2)

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

A e dini se DIAMANTI dhe GRAFITI janë të ndërtuar nga i njejti element kimik?

Karboni mund të lidhet me vetëveten dhe me shumë elemente të tjerë (formon mbi 10 milion komponime).
Por 2 modifikimet më të rëndësishme të tij janë:

💎DIAMANTI dheGRAFITI

Te Diamanti atomi i karbonit lidhet edhe me 4 atome tjera të karbonit ndërmjet vete ndërsa te grafiti atomi i karbonit lidhet me 3 atome të tjera të karbonit.
Pra dallimi është vetëm atom i karbonit më shumë.

Diamanti është materiali më i fortë që gjendet në natyrë.

Diamanti krijohet në vullkanet e gazit me ftohje të shpejtë të materialit eruptiv nën ndikimin e presioneve dhe temperaturave gjigante.

Grafiti është modifikim i karbonit me ngjyrë të zezë, është i butë, me shkëlqim metalik, është percjellës i mirë i nxehtësisë dhe i elektricetetit.

Pra vetë një atom i karbonit më shumë i ka bërë të dallojnë kaq shumë në mes vete. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •