Është një i ri me sindromën Down, që vjen gjithmonë për teravi dhe rri në rresht të parë

Një imam që drejton namazin e teravive në Gaza, thotë:

“Është një i ri me sindromën Down, që vjen gjithmonë për teravi dhe rri në rresht të parë.
Ndonjëherë, ai e ngre zërin, e ndonjëherë bën ruku dhe sexhde pa na ndjekur ne të tjerëve.
Kur unë ngrihem nga rukuja dhe them ‘Semi’Allahu limen Hamideh’ (Allahu e dëgjon atë që e falënderon), ai bërtet pafajësisht: ‘A më dëgjon, o Allah?!’.
Më tej, kur bëjmë sexhde, ai sërish thotë me zë të lartë: ‘Të dua, o Allah!’
Pas kësaj, nuk mund t’i mbaj më lotët.
Dikush që më pa duke qarë, më pyeti se çfarë kisha. I thashë se i riu me sindromën Down e adhuron Zotin më mirë sesa ne.
‘Ne s’jemi askund në krahasim me të. Ai flet me Zotin sikur e sheh Atë. E tija është gjendje e ihsanit.
Ai, jo vetëm që e adhuron Zotin, por edhe e do Atë.”

O Zot, na bëj prej atyre që të duan me sinqeritet e vërtetësi!
Na bëj prej njerëzve të ihsanit, që të drejtohen Ty, sikur janë duke të parë!
Amin!

Klodi Smajlaj