E la nënën në strehimore

Kjo që do të lexoni në vazhdim nuk është ndonjë legjendë e as tregim apo ndonjë përrallë, por një ngjarje e cila ka ndodhur vërtetë në mesin tonë, ku belbëzojmë shqip.

Ngjarja fillon kur një djalosh, nga presionet e vazhdueshme që vinin nga gruaja e tij, e cila nuk e duronte nënën e tij, të cilat ishin ankesa të përhershme që adresoheshin kundrejt nënës së tij, rezultuan në kërcënime të atilla sa që nga gruaja e tij të dëgjoj edhe këto fjalë: “zgjedh, o mua, o nënën?”
çdo mendim i keq që shkon në adresë të nënës, buron nga djalli i mallkuar, andaj duke u bazuar në këtë parim, ky djalosh nuk shkonte drejt një zgjidhjeje të duhur, kështu që zemra e prishur e tij e prodhoj një ide.

Shkoi tek nëna e tij që ta zbatonte këtë ide dhe duke e ditur se nëna e tij, vuante nga tensioni i lartë i gjakut, i drejtohet nënës së tij: “hajde nënë se po të dërgoj tek mjeku për të ta kontrolluar shtypjen e gjakut” nëna ngritët me ato vështirësi që mosha ia kishte dhuruar dhe dalin për të shkuar tek mjeku që i propozoj djali i saj.

Arritën tek “ambulanca” dhe hyrën brenda saj dhe me të hyrë brenda e lë në dorën e një motre e cila për nga pamja kishte atributet e një motre medicinale, kështu që i drejtohet nënës dhe po i thotë: “nënë po të lë tek doktoresha dhe pasi të të kontrollon shtypjen, unë kthehem dhe do vij të të marrë”, nëna me pafajësinë e saj, dukej e kënaqur me përkujdesjen që ia ofronte djali i saj, kështu që me një buzëqeshje emocionuese i drejtohet djalit të saj: “ani birë, ani”
djali i hutuar dhe me fytyrë të nxirë, del nga ky objekt të cilën ky e quante ambulancë dhe shkon nga aty.

Tani, kjo nënë priste shërbimin e mjekut për të cilën edhe kishte ardhur dhe po i drejtohet aty një punonjëse me mantel të bardhë: oj motër a po ma matë shtypjen e gjakut se ka kohë që jam duke pritur?

Punonjësja: si? Ne nuk masim shtypjen e gjakut, por strehojmë pleqtë e braktisur!
Nëna e habitur: po djali më solli këtu për matjen e shtypjes së gjakut!

Punonjësja: ti këtu nuk je në ambulancë, por je në një strehimore për pleq të braktisur, oj loke!?

Në atë moment, nëna stepet nga trishtimi dhe sikur të shikonim brendësinë e saj, do dukej sikur po ndodhte një masakër apo gjenocid i rëndë në shpirtin e saj, kështu që me lot në sy dhe tej mase e trishtuar, doli nga ajo “ambulancë” që do duhej të ia ulte shtypjen e gjakut dhe ta shëronte.

Përreth kësaj strehimore të braktisur, skajonte një rrugë tej mase e ngarkuar me vetura dhe kjo loke që më nuk ishte nënë e askujt, nga mërzia që kishte në vetvete që edhe retë e qiellin e bëri të lotonte, i doli përpara një veture e cila rrugëtonte si zakonisht. Dhe shoferi me të parë se kishte përpara një plakë të gjorë, e ndali vrullshëm veturën e tij dhe del nga makina dhe i drejtohet me habi kësaj plake të gjorë: “oj loke a nuk e shef që isha duke të shkelur?

Plaka ishte aq e mërzitur dhe me lot në sy, duke u dridhur: “o bir…. Po për të më shkelur dola aman” shoferi: si ka mundësi kështu, çfarë halli ke?

Plaka e përlotur, nuk i besonte edhe vetes që ia tregonte dikujt një tragjedi të tillë, që besa edhe nuk e kishte lexuar ndonjëherë edhe vetë ajo, kështu që ia tregoj ngjarjen shoferit se çfarë i kishte ndodhur.

Shoferi u emocionua aq shumë, sa që u përlot i tëri edhe ai, kështu që u trishtua aq shumë, sa që veprimin e parë që bëri ishte një telefonatë që i bëri familjes së tij. Shoferi në telefon, po i tregon familjarëve ngjarjen dhe i kërkon atyre që ta merrte me vete dhe ta strehonte këtë plakë në shtëpinë e tij. Familja e tij pranuan këtë kërkesë dhe kjo plakë pastaj u strehua tek shtëpia e këtij njeriu të ndershëm.

Plaka, me trishtimin e madh që e kishte përjetuar dhe nga shtypja e lartë e gjakut, pas tre sulmeve në zemër që pati, nuk arriti që ta vazhdoi jetën e mjerë, kështu që vdiq dhe e la trishtimin e saj në këtë jetë.

Pyetje: përse ndodhin konflikte të tilla vjehërr\nuse, apo kush mendoni se bart fajin në këtë konflikt?

Përshtati: Blerim Emini/FamiljadheShëndeti