Dua t’i heq kilogramët e tepërt pas lindjes!

Nga Dr. Ismail Lutolli, sub.specialist Dietolog –Nutricionist

Bashkautore: Samire Ademi Lutolli -Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë

Si të arrij të dobësohem ?

Shumë nëna pyesin veten se sa kohë do t’ju duhet që të humbasin peshën e shtuar gjatë shtatzënisë dhe të kthehen në trupin e para lindjes.

Shumë nëna pyesin dhe kalojnë faza të depresionit në përpjekje të dështuar për të rikthyer peshën që kishin para shtatzënisë.

Shumë nëna pajtohen që kurrë më nuk do të jenë si më parë.  Vetëm disa nga ato këmbëngulin dhe vazhdojnë rrugën suksesshëm për rikthimin e peshës ideale.

Është ëndrra e çdo gruaje, nëne pasi ajo sjellë në jetë fëmijën që te humbasë të gjithë kilogramët shtesë që mori gjatë shtatzënisë. Me lindjen e një fëmije dhe dashurinë që gëzon për të, tek shumica e nënave lind edhe dëshira për humbjen e kilogramëve që i fitoj gjatë shtatzënisë.
Gabimi shpesh fillon që me shtatzëni duke shtuar peshë të tepërt mbi 15 kg ca raste edhe mbi 20 kg.

Është e rëndësishme që t’i vlerësoni pritshmëritë tuaja duke marrë parasysh që shtimi i peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg dhe me lindje te fëmijët zakonisht në trupin e një gruaje ngelen edhe 12 deri 15 kg shtesë.

Është e rëndësishme qe përballë synimeve për tu rikthyer ne peshë që kishit para shtatzënisë, t’i keni parasysh disa parime e hapa që duhet ndërmarrë. Ne vazhdim do të sjellë 15 këshilla praktike:

  1. Është shumë e rëndësishme që të bëni një pushim pas lindjes dhe të mos preukupoheni në ditët e para me punën e peshës së tepërt. Jo vetëm në ditët e para por së paku në dy muajt e parë nuk do duhej të preokupoheni dhe të vendosni në rend të parë me këtë qëllim. Trupi juaj ka lindur një krijesë dhe gjatë këtij procesi shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ka qenë e domosdoshme të ndodhin për të ardhur në jetë bebi juaj.
  2. Mos u përqendroni tërësisht në kthimin e trupit tuaj në formë të përkryer, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë ideale për bebin tuaj e për ju.
  3. Mos synoni rikthim të shpejtë në peshën e mëparshme, pasi kjo mund të dëmtoj bebin tuaj por edhe ju gjithashtu. Ju mund të shpejtoni pak gjërat vetëm duke u konsultuar me mjekun tuaj për të përcaktuar një objektiv real, të arsyeshëm dhe pa dëme shëndetësore.
  4. Një rregull e mirë është të humbisni jo më shumë se 400 -500 gr në javë (domethënë 3 500 deri 5 250 kalori në javë, ose 500 deri 750 në ditë). Ritmi i humbjes së peshës ndikohet nga shumë faktorë, duke përfshirë moshën tuaj ,dieta juaj, niveli i aktivitetit dhe metabolizmi juaj natyror që përcaktohet nga aspekti gjenetik. Gjithashtu duhet të kini parasysh se në qoftë se keni shtuar 15 -20 kg apo edhe me shume gjatë shtatzënisë tuaj, do të mund të duhet edhe më shumë kohë (nga 12 muaj deri në 24 muaj ) që t’i hiqni ato.
  5. Vlen të kujtojmë që shumë gra e heqin peshën e tepërt afërsisht në kohën kur fëmija i tyre është gjashtë muajsh. Ritmi i humbjes së peshës është individual, pra nuk është i njëjtë për të gjithë. Mos bëni krahasime më nënat tjera dhe të dekurajoheni.
  6. Ushqyerja me gji do mundësojë që pesha juaj të rikthehet më shpejtë në nivelin që ishte para shtatzënisë. Ushqyerja me gji i shkrin kilogramët e tepërt në një kohë të shkurtër. Në fakt, në varësi të asaj se sa qumësht ju prodhoni, ushqyerja me gji mund të djegë rreth 500 -600 kalori në ditë. Për më tepër kjo gjë stimulon çlirimin e hormoneve që ndihmojnë për të tkurrur mitrën tuaj (dhe barkun tuaj pas lindjes).
  7. Dieta mund të ndiqet vetëm në konsultim të plotë me profesionist të fushës përkatëse. Assesi nuk guxon të ndiqet ndonjë dietë nga ato qe keni dëgjuar se mund te jenë të suksesshme.

Dieta jo profesionale nuk është vetëm e rrezikshme vetëm për ju. Nëse jeni duke ushqyer me gji bebin tuaj dhe nuk merrni mjaft kalori, edhe bebi juaj i nënshtrohet dietës së bashku me ju, që mund të rezultojë me pasoja të mëdha.

Për më tepër, djegia shumë e shpejtë e yndyrave, mund të shkaktojë çlirimin e toksinave (toksinë) që përfundojnë në qumështin e gjirit.

  1. Pas dy deri tre muajsh, kur ndjeni se ju është kthyer fuqia dhe e keni marre veten, jeni rikuperuar, jeni kthyer në ritëm normal, mund të filloni me dietën reduktuese. Kjo dietë nuk guxon të jetë shumë strikte, por duhet të bazohet në futjen e materieve të shëndetshme ushqyese dhe të bëhet nën konsultime rigoroze me mjekun tuaj ose profesionist të fushës përkatëse.
  2. Mjeku juaj ose profesionisti i fushës përkatëse duhet t’ju ndihmojë të përcaktoni me saktësi sa kalori duhet të merrni. Një grua mesatare ka nevojë për rreth 2 000 kalori në ditë dhe gratë që ushqejnë me gji duhet të marrin 500 kalori suplementare për të ruajtur peshën e tyre. Për të humbur peshën ju nevojitet të krijoni një deficit prej 3 500 kalori në javë (ose 500 kalori më pak në ditë) duke ngrënë më pak ose duke u ushtruar më shumë fizikisht.. Sigurohuni që ushqimet që hani të jenë me lëndët e duhura ushqimore për ju dhe bebin tuaj
  3. Për çdo ditë kryeni aktivitet fizik. Edhe pse mund të jeni shumë e zënë me bebin tuaj dhe me punë ju gjithmonë mund të gjeni kohën për t’u ushtruar. Vetëm që sigurohuni që mjeku juaj t’ju ketë këshilluar për llojin e ushtrimeve fizike që bëni dhe asnjëherë mos bë një ushtrime intensive ne fillim. Si nënë e re edhe ashtu jeni e dërmuar nga lodhja e pagjumësia me bebin tuaj .ushtrimet duhet te jenë të lehta duke filluar nga shëtitjet në natyrë, vrapim shumë të lehtë ,not etj. Bëni një shëtitje në vend që të shihni televizor pas darke dhe bëjeni atë pjesëtar të dietës tuaj të pas lindjes.
  4. Mos shpresoni për rezultat të shpejtë, por për të mirën tuaj dhe të fëmijës suaj, humbni në peshë ngadalë, por shëndetshëm.
  5. Mundohuni që frigoriferi juaj të këtë më shumë fruta, perime, drithëra integrale, produkte blegtorale me pak yndyrë, mish pa dhjamë, shpendë dhe peshk dhe kujdesuni për zakonet e të ngrënit. Jo gjithë çka që ju pëlqen do jetë e dobishme për bebin tuaj .
  6. Rikthehuni ngadalë në jetën tuaj emocionale para ardhjes në jetë të bebit tuaj. Mos harroni se keni edhe bashkëshortin tuaj që është pranë jush ,mbase edhe fëmije tjerë .Gjeni kohe për tu marrë me vetveten me pamjen tuaj ,me veshjen tuaj. Gjeni kohë që përsëri si dikur të ndani moment emocionale me bashkëshortin tuaj. Ju keni nevojë për njeri tjetrin sikurse para ardhjes në jetë të bëbit tuaj.
  7. Mos u dekurajoni duke parë strijet ne barkun tuaj por gëzojuni fëmijës dhe qetësohuni duke ja kujtuar vetës se keni pranë një qenie njerëzore të mrekullueshme, bebin tuaj .
  8. Konsumoni ushqim pesë herë në ditë dhe asnjëherë mos e anashkaloni mëngjesin.

Pini më shumë lëngje (ujë, lëngje pemësh të freskëta, çaj) dhe mundohu që darka mos të jetë pas orës 20 –të. Larg ,sa më larg nga buka e bardhë.

 Shëndeti jeta dhe lumturia ka një emër www.familjadheshendeti.com