Dr. Jusuf Ulaj, neuropsikiatër

Situata e rëndë traumatike e vajzës nga Drenasi na tronditi të gjithëve. Ka shumë për t’u thënë e punuar në këtë drejtim. Ngacmimet, kushtëzimet dhe shantazhet vijnë nga nivelet e larta e deri të shoferi i “shefit” në institucione publike dhe nga punëdhënësit në sektorin privat.

Nota, punësimi, avansimi, gradimi, vazhdimi i kontratës, udhëtimet jashtë vendit, meditjet e çka nuk përdoret si shkas për të abuzuar nga pozita e të “pushtetshmit”. Shumë nga ato kërkojnë ndihmë psikologjike por hezitojnë dhe nuk pranojnë sygjerimin tonë për të denoncuar rastin.

FRIGOHEN.

Inkurajoj viktimat që të mos ndalën dhe të frikësohën, por secilin rast ta paraqesin në organet kompetente. Ne si punëtorë të shëndetit mendor do të jemi pranë tyre. Nuk ka stigmatizim në shoqëri nëse një psikopat (dhunues) luan më dinjitetin tënd. Secili nga këndi i vet duhet të japim maksimumin që kjo dukuri në shoqërinë tonë të ndalet.

A mundemi? Besoj së bashkarisht, PO.