Nga: Antigona Kajtazaj -Miftari – logopede

Afazia-humbje e plotë e aftësisë për të folur

Disfazia-humbje e pjesshme e aftësisë për të folur

Testimi i funksioneve tè të folurit behët permes:

•Të folurit spontan
•përseritje apo repeticioni
•të kujtuarit dhe evokimi i fjalëve
•të kënduarit
•të kuptuarit e të folurit
•aftësia për të lexuar
•vizatimi
•gjestikulacioni
•llogaritja

Të folurit spontan

Mbledhja e të dhënave ,anamneza
Të kuptuarit e pyetjeve dhe përgjigjet e duhura
Aspekti gramatikor dhe sintaksor i të folurit spontan dhe provokues.
Analiza e shqiptimit dhe formimit të fjalēve dhe fjalive të të folurit fluent dhe ritmik

Përseritje apo repeticoni

Përseritja e fjalëve të thjeshta
Përseritja e njê seri të fjalëve
Përseritja e fjalëve të ndërlikuara
Përseritja e fjalive
Të folurit automatik-fjalët e mësuara në fëmijëri mbeten të ruajtura dhe pas dëmtimit të të folurit.

Të kujtuarit ,evokimi i fjalëve

Emertimi i objekteve të thjeshta(qelësi,lapsi,libri dhe të ngjashme).
Emertimi i objekteve të ndërlikuara
Nëse nuk mundet me i emertu objektet ofroni disa emra ndër të cilët duhet të zgjidhet emri më i përshtatshëm (adekuat).

Të kënduarit

Nganjëherë pacineti (klienti) mund të mbajë aftësinë e të kënduarit,edhe nē qoftë se ai nuk mund të flas.

Të kuptuarit e gjuhës së folur

Aftësia e personit për të pranuar,drejtë interpreton dhe e kupton domethënien vizuale,auditore dhe stimujve të tjera shqisore.
Të kuptuarit e pyetjve dhe përgjigje të duhura janë treguesit për funksionet e ruajtura të zërit

Të shkruarit

Aftësia për të shkruar
Analiza dhe karakteri i të shkruarit ( pērdorimi i shkronjave,fjalëve dhe fjalive)
Të shkruarit sipas diktimit përfshin aftësin e të shkruarit të dëshirueshëm dhe njohjen e simboleve dëgjimore të të folurir dhe përkthimi( rikthimi) i tyre në simbole vizuale.
Përshkrimi i fjalëve të shkruara,fjalive ose tekstit që reflektohet me aftësin në të shkruar dhe njohjen përkatësisht të kuptuarit vizual i simboleve të të folurit.

Të kuptuarit e të folurit me shkrim,aftësia për të lexuar

Testohet përmes leximit me zë ose edhe në vehte,leximi me zë të lartë-shkronjat,numrat,fjalët dhe fjalit e thjeshta dhe të komplikuara dhe interpretimi i tekstit të lexuar.
I ekzaminuari mund të kuptojë se çfarë ka lexuar në vehte,edhe pse aftësia e leximit me zë të lartë ose përkthimi i simboleve vizuele në të folurit është i dëmtuar.

Vizatimi

Detyra-vizatim kopjimi i objekteve të thjeshta (trekëndshi,rrethi,katrori,kubi,shtëpia,ora ,lule)
I ekzaminuari duhet të kopjoj personazhin e perzgjedhur sipas modelit ose menjëherë pas një prezentimi të shkurtër.

Gjestikulacioni

Aftësia për tu shprehur me gjeste
I ekzaminuari i cili nuk mund të flas apo të shkruaj mundet me komuniku,me anim të kokës,duke i ngritur supet ose me mimik (grimasa) të fytyrës demonstron gjendjen emocionale.

Llogaritja

Llogaritja e detyrave të thjeshta (mbledhje,zbritje,shumëzimi,pjestimi,me zë të lartë dhe duke shkruar)
Zgjidhja e detyrave të thjeshta apo të nderlikuara në varësi nga arsimimi (shkollimi,edukimi) i të testuarve./familjadheshendeti

Shpërndaje
  • 175
  •  
  •  
    175
    Shares