Shkruan: Dr Naim Korça

Përhapja e paparë e sëmundjes Coronavirus 2019 (COVID-19) po paraqet një sfidë unike në gjithë botën dhe ka nevojë për një studim më të detajuar që të kuptojmë ndikimin tek përsonat me aftësi të kufizuara. Ju inkurajojmë të ndani informatat në këtë dokument me familjen tuaj, miqtë, punëtoret mjekësorë dhe të tjerët.

KUJDES – Nëse dyshoni se ju ose anëtari i familjes mund të ketë COVID-19, ju lutemi telefononi para se të shkoni në institucionet shendetësore për trajtim.

Informatat e përgjithshëm në lidhje me COVID-19 që vlen për të gjithë individët vlen edhe për personat me aftësi të kufizuar. Kjo përfshin informatat për simptomet, mënyrat e transmetimit, mbrojtjes, trajtimin mbështetës dhe njohurive tjera në lidhje me virusin. Qëllimi i këtij dokumenti është të adresojë sfidat unike me të cilat do të përballet kjo kategori e shoqërisë.

Për sa i përket përsonave me aftësi të kufizuar, COVID-19 paraqet një rrezik më të madh në krahasim me popullatën tjetër. Grupet më të rrezikuara në sektorin e aftësisë së kufizuar janë: Distrofia Muskulare, Tetraplegjia, Paraliza Cerebrale dhe Sindromi Down. Kompleksitetet shëndetësore qe në këto raste rrisin rrezikun përfshijnë pamundësinë e kollës, aftësinë e kompromentuar të frymëmarrjes, çrregullimet e gëlltitjes, defektet e lindura të zemrës etj.

Si të zvogëlojmë stresin dhe të mbroheni nga kjo sëmundje

• Mbani rutinën e të veshurit dhe të përgatiturit për ditën

• Mbani orarin e rregullt të gjumit

• Hani ushqim të shëndetshëm

• Pini shumë lëngje. Preferoni ujin, ikni nga lëngjet me sheqer dhe kofein

• Nëse lejohet, bëni shëtitje jashtë. Qëndroni gjithmonë 6 metra larg nga njerëzit tjerë

• Mbani maskë kur jeni jashtë

• Mbani maskë edhe brenda, posaçërisht nesë keni anëtarë të familjes që ende punojnë, keni anëtarë të familjës që nuk u përmbahen masave mbrojtëse apo keni asistent përsonal që punësoni.

• Qëndroni në shtëpi kur të keni mundësi dhe praktikoni distancimin shoqëror

• Mos pranoni vizitorë në familje dhe mos shkoni për vizita

• Nëse dikush në familje është i sëmurë ju duheni patjeër ti shmangni kontaktit me ta

• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës

• Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

• Kur ktheheni nga jashtë lani rrobat e veshura me ujë të nxehtë dhe detergjent

Për personelin mjekësor

Të kuptuarit e ndërlikueshmërisë së pacientëve me aftësi të kufizuar është një domosdoshmëri për të siguruar trajtimin dhe shërimin e tyre.

• trajtimi mjekësor i përsonave me aftësi të kufizuar me COVID-19 nuk dallon nga popullata tjetër

• infeksionet sekondare të rrugëve të frymarrjes rrisin në mënyrë dramatike rrezikun nga COVID-19. Kjo vjen si rrezultat i pamundësisë për t’u kollitur, aftësisë së kompromentuar të frymëmarrjes dhe çrregullimet të gëlltitjes

• prezentimi i sëmundjes ndodhë që dallon, kemi raste ne SHBA ku simptomi fillestar ështe ngërçi epileptik, konfuzioni, rrëzimet e shpeshta pa pasur temperaturë apo kollë

• familja dhe asistentët përsonal kërkojnë trajnime shtesë gjatë lirimit nga spitali, sa herë që fillojmë trajtime të reja (p.sh. terapi oksigjeni, nebulizatorë, inhalatorë etj)

• këshillat për karantinë duhet të bazohen në kushtet socio-ekonomike dhe mudësin e individit t’u përmbahet rregullave

Obligimet e institucioneve shtetërore

• është obligim moral dhe human që përsonat me aftësi të kufizuar të kenë qasjë në të gjitha format e trajtimit në institucionet shendetësore

• Kujdesi i kësaj kategorie të shoqërisë duhet të jetë prioritet dhe të rregullohet me ligj

• Përkrahja në sigurimin e ushqimit dhe produkteve higjienike siguron mbrojtjen nga infeksioni. Siguroni dërgimin e produkteve tek shtepitë/apartamentet e përsonave me aftësi të kufizuar

• Ofroni përkrahje financiare

• Ofroni përkrahje psikologjike

• Qasja e lirë dhe pa bariera në institucionet publike shmang kontaktet me njërëz dhe sipërfaqe të infektuara./Familjadheshendeti