Nga: Albenita Gashi, pedagoge

Siç e dijmë të gjithë ky term ” Bullizëm” rrjedh nga Gjuha Angleze “Bullying” dhe nënkupton ‘Përdorimin e forcës, detyrimit apo kërcënimit për abuzim, dominim agresiv apo frikësues në mënyrë të vazhdueshme dhe të zakonshme. Kjo lloj e talljes pra paraqet një nënkategori të sjelljes agresive që karakterizohet me kriteret vijuese: qëllimin armiqësor, çekuilibrin e fuqisë (apo siç themi ne – me ja hongër shijen) dhe përsëritja përgjatë një periudhe kohore.

Të gjithë jemi dëshmitar të shtrirjes së kësaj dhune psikologjike tek fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë, mirpo vazhdojmë të mos jemi edhe aq indikatorë të fuqishëm në luftimin e kësaj dukurie negative.

Po filloj nga ju të dashur prindër!

Ju mundoheni ditë e natë për ti edukuar më të dashurit fëmijët tuaj në mënyrën më të duhur. Jua plotësoni të gjitha dëshirat e tyre me hezitim. I shkolloni në shkolla të përzgjedhura dhe i pajisni me të gjitha.
Më lejoni të ju them që kur unë e ju shfrytëzojmë kohën nëpër telefonat tonë humbisim kohën më të çmuar me të vegjëlit tonë dhe mundësinë për t’iu treguar atyre që përsoshmëria njerëzore nuk njeh bukurinë e përsosur, por çiltërsinë e shpirtit dhe dashurinë e zemrës. Të posedosh këtë virtyt të lartë do thotë të mos shikosh me sy kritik diversitetin njerëzor por ta njohësh dhe ta pranosh atë brenda botës tënde.
Mos lejoni fëmijët tuaj të dëgjojnë nga ju të flisni për të tjerët me keqardhje të ndërthurur me urrejtje sepse kjo mund tua forcoj edhe më tepër atyre aftësinë e talljes përqmuese në shoqëri.
Mos i mësoni fëmijët tuaj të rriten me aftësinë për të dominuar të tjerët me çfarëdo lloj forme të ushtruar, ngase kjo mund tua shtoj atyre urrejtjen dhe gjelozinë.

Tani po ju drejtohem juve të nderuar mësimdhënës!

Ne shumëherë mund të jemi dëshmitarë të bullizmit nëpër shkollat tona.
Nganjëherë duku u munduar ta luftojmë këtë dukuri negative mund të bëhemi vetë nxitës në mënyrë të pavetëdijshme. E si mund të ndodh kjo vallë?!
Kur ne me qëllim parandalues flasim me tonin e keqardhjes para të tjerëve për paaftësinë fizike apo psikologjike të një individi (nxënësi) apo për dallimin racor apo fetar, kjo në vend që ti ndërgjegjësoj nxënësit tonë mund të ndikoj që ata ta përceptojnë bullizmin si antonim të keqardhjes dhe pikërisht vetëm keqardhja bëhet normë e tyre për të mos ushtruar bullizmin dhe në momentin kur kjo kthehet në urrejtje atëherë shumë lehtë mund të shpërthej në tallje përqmuese.
Prandaj në rend të parë le tua mësojmë fëmijëve që bota është shumë më e bukur e më funksionale kur është diverse. Le tua përforcojmë aftësinë e pranimit të tjerëve në shoqëri jo veç nga keqardhja ashtu siç e bëjmë zakonisht por nga dashuria dhe domosdoshmëria për të funksionuar në një shoqëri akceptuese për të gjithë ku të gjithë jemi unik ashtu siç jemi të krijuar.
Le ti ndërgjegjësojmë në mënyrën e duhur ata që e ushtrojnë bullizmin e të mundohemi me të gjitha forcat ta parandalojmë një dukuri e cila mund të jetë depresante tek fëmijët e madje edhe të ju shkaktoj mendime obsesive.

(Ky djaloshi 9 vjeçar i lindur me “Achondroplasia”, një formë e Xhuxhisë u ngacmua në shkollë për paaftësinë e tij rregullisht dhe nëna e tij sot shpërndau një video emocionuese ku dëgjohet duke qarë në mënyrë histerike dhe duke thënë: “Unë dua të vdes”. Pikërisht kjo ngjarje më motivoi që të shkruaj pak për këtë temë të ndjeshme e cila është mjaft e shtrirë edhe në shoqërinë tonë.