VETËDIJA DHE SJELLJA EKOLOGJIKE

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Çka është vetëdija dhe sjellja ekologjike?

Nëse te rriturit kanë një sjellje ekologjike në mjedis atëherë edhe fëmijet e vegjël shumë lehtë mund te kuptojnë se çka do të thotë sjellje ekologjike dhe vetëdije ekologjike.
Sjellja ekologjike do të thotë se problemet ekologjike shihen me një sy kritik dhe orjentimet individuale drejtohen kah mbrojtja më e mirë e mjedisit e cila drejton sjelljen në mjedis si p.sh

sa e kurseni energjinë elektrike,
a udhëtoni me automjet privat, apo me transport publik,
a i hedhni mbeturinat në vendin e duhur
a i ndani për riciklim etj.

Vetëdija ekologjike ka shumë karakteristika dhe definohet në mënyrë te diferencuar:

Njohja me dëmet në mjedis

Shumë fëmijë kanë frikë nga shkatrrimi i mjedisit dhe se vetëdija ekologjike përbëhet nga njohja, sjellja dhe pikëpamjet për mjedisin që i rrethon.

Çdo ditë degjojmë dhe shohim se si shkatrrohet mjedisi ynë: si bëhet vdekja e pyjeve (shiu acidik), prerja e pyjeve dhe djegia e tyre, ndotja e ujërave (detet, lumenjtë, liqenet), shumimi i deponive te mbeturinave , kërcnimi i katastrofës klimatike, rrallimi i shtreses së ozonit etj.

Secili nga ne duhet të pyes vetën çka mund të bëjmë për te penguar shkatrrimin e bazës natyrore: tokën, ujin, ajrin.
Të gjithë jemi te obliguar që te shfrytëzojmë çdo mundësi për të mbrojtë mjedisin dhe natyrën tonë. Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit fillon te secili nga ne.
Ne mund të kursejmë energjinë elektrike, te kursejmë ujin, të bëjmë ndarjen e mbeturinave dhe ti dergojmë ato për riciklim, te reduktojmë perdorimin e produketeve që kanë kohën e zberthimit te gjatë, mos te djegim mbeturina jasht vend e pa vend sepse ndotësit emitohën në atmosferë kjo rezulton në rënjën e kualitetit të ajrit, në vend te qeseve të pedorim çanta nga pambuku.
Çdo formë që ne e shfrytëzojmë mjedisin duhet te kemi parasyshë çka kemi lënë mbrapa nesh për fmitë tanë për gjeneratat e ardhme dhe sa e gjatë është koha e rikuperimit të tyre. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 118
  •  
  •  
    118
    Shares