Nga Shukrije Baruti-Logopede
3 vitet e para të jetës, kur truri zhvillohet dhe maturohet, është periudha më intensive për zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe të folurit. Këto aftësi zhvillohen më së miri në një botë që është e pasur me tinguj, pamje dhe ekspozimin e vazhdueshëm të të folurit dhe gjuhën e të tjerëve.
Duket se ka periudha kritike për zhvillimin e të folurit dhe të gjuhës te foshnjet dhe fëmijët e vegjël kur truri është më i aftë për të absorbuar gjuhën. Nëse këto periudha kritike lejohen të kalojnë pa u ekspozuar ndaj gjuhës, do të jetë më e vështirë të mësohet.
CILAT JANË MOMENTET KRYESORE PËR ZHVILLIMIN E GJUHËS DHE TË FOLURIT?
Shenjat e para të komunikimit ndodhin kur një foshnje mëson se një bërtimë/e qarë do t’i sjellë ushqim, rehati dhe shoqëri. Të sapolindurit gjithashtu fillojnë të njohin tingujt e rëndësishëm në mjedisin e tyre, siç është zëri i nënës ose kujdestarit kryesor. Derisa rriten, foshnjat fillojnë të zgjedhin tingujt e të folurit që përbëjnë fjalët e gjuhës së tyre. Me 6 muaj, shumica e foshnjave njohin tingujt bazë të gjuhës amtare.
Fëmijët ndryshojnë në zhvillimin aftësive të tyre në të folur dhe gjuhë. Megjithatë, ata ndjekin një përparim natyror në zotërimin e aftësive të gjuhës. Më poshtë përfshihet një listë e shënimeve të pikave për zhvillimin normal të aftësive në të folur dhe gjuhë te fëmijët nga lindja deri në moshën 5 vjeçare. Këto pika të rëndësishme ndihmojnë mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë (por edhe prindërit dhe kujdestarët) të përcaktojnë nëse një fëmijë është në rrugën e duhur ose nëse ai ose ajo mund të ketë nevojë për ndihmë shtesë. Ndonjëherë vonesa mund të shkaktohet nga humbja e dëgjimit, ndërsa herë të tjera mund të jetë për shkak të një çrregullimi në të folur dhe gjuhë.
NGA LINDA DERI 3 MUAJ
• Reagon në tingujt me zë të lartë
• Qetësohet ose buzëqesh kur i flitet
• Njeh zërin e nënës dhe qetësohet kur është duke qarë
• Kur është duke u ushqyer, fillon ose ndalon thithjen në përgjigje të tingullit
• Gugatet dhe lëshon tingujt e kënaqësisë
• Qan në mënyra të ndryshme për nevoja tëndryshme
• Buzëqesh kur të sheh
4 DERI NË 6 MUAJ
• Ndjek tingujt me sytë e tij
• Përgjigjet ndaj ndryshimeve në tonin e zërit tuaj
• Vëren lodrat që lëshojnë tinguj
• I kushton vëmendje muzikës
• Murmurit sikur po flet dhe përdor shumë tinguj të ndryshëm, duke përfshirë tingujt që fillojnë me p, b, dhe m
• Qeshë
• Murmuritë kur ngacmohet ose ka pakënaqësi
• Lëshon tinguj kur është vetëm ose kur luan me ju
7 MUAJ DERI NË 1 VIT
• Kënaqet kur luan “boo”
• Kthehet dhe shikon në drejtimin e zërave
• Dëgjon kur i flitet
• Kupton fjalët për gjëra të tilla si “shishe”, “këpucë” ose “lëng”
• Përgjigjet ndaj kërkesave (“Eja këtu”)
• Murmurit duke përdorur grupe të gjata dhe të shkurtra të tingujve (“papa, bababa”)
• Murmurit për të marrë dhe mbajtë vëmendjen
• Komunikon duke përdorur gjeste të tilla si zgjatja e duarve
• Imiton tinguj të ndryshëm të të folurit
• Ka një ose dy fjalë ( “papa”, “Baba” ose “Mama”) deri në ditëlindjen e parë
1 DERI NË 2 VJET
• Njeh disa pjesë të trupit dhe mund t’i tregojë kur i kërkohet
• Ndjekë udhëzimet e thjeshta (“Gjuaje/hudhe topin”) dhe kupton pyetje të thjeshta (“Ku është këpuca?”)
• Kënaqet me tregime të thjeshta, këngë dhe rima
• Pikëton në fotot, kur emërtohen, në libra
• Fiton fjalë të reja
• Përdor disa pyetje me një ose dy fjalë (“Ku qeni?” ose “Shku (ku) pa-pa”)
• Vendos dy fjalë së bashku (“shumë keksa”)
• Përdor shumë bashkëtingëllore të ndryshme në fillim të fjalëve
2 DERI NË 3 VITE
• Ka një fjalë për pothuajse çdo gjë
• Përdor fraza dy ose tri fjalë për të folur dhe për të kërkuar gjëra
• Përdor tingujt k, g, f, t, d, dhe n
• Fol në një mënyrë që kuptohet nga anëtarët e familjes dhe miqtë
• Emërton objektet për t’i kërkuar ato ose për të drejtuar vëmendjen ndaj tyre
3 DERI NË 4 VITE
• Dëgjon kur ju telefononi nga dhoma tjetër
• Dëgjon televizion ose radio në të njëjtin nivel të zërit si anëtarët tjerë të familjes
• Përgjigjet në pyetjet e thjeshta “Kush?” “Çfarë?” “Ku?” Dhe “Pse?”
• Bisedon rreth aktiviteteve në shtëpitë e kujdesit ditor, parashkollor ose në shtëpitë e shoqeve
• Përdor fjali me katër ose më shumë fjalë
• Flasin lehtë pa pasur nevojë të përsërisin rrokjet ose fjalët
4 DERI NË 5 VITE
• I kushton vëmendje një tregimi të shkurtër dhe i përgjigjet pyetjeve të thjeshta në lidhje me të
• Dëgjon dhe kupton shumicën e asaj që thuhet në shtëpi dhe në shkollë
• Përdor fjali që japin shumë detaje
• Tregon histori që qëndrojnë në temë
• Komunikon lehtë me fëmijët dhe të rriturit e tjerë
• Thotë shumicën e tingujve të saktë përveç disa (l, s, r, v, z, ç, sh dhe th)
• Përdor fjalë rimuese
• Emërton disa shkronja dhe numra
• Përdorë gramatikën e të rriturit
Fëmijët zhvillojnë aftësi në shkallë të ndryshme, por fëmijët më të mëdhenjë se 5 vjet, zakonisht do të:
• Përqëndrohen në një gjë më gjatë pa u kujtuar.
• Mbështeten më pak në foto dhe objekte për të mësuar fjalë të reja.
• Përdorin aftësitë e tyre gjuhësore në të mësuarit për të lexuar dhe shkruar.
• Mësojnë se e njëjta fjalë mund të nënkuptojë dy gjëra, p.sh: ‘portokalli’, pemë dhe ‘portokalli’ ngjyrë.
• Mësojnë se fjalë të ndryshme mund të nënkuptojnë të njëjtën gjë si: ‘veshi'(organ) dhe ‘veshi'(vëri rrobet në trup).
• Kuptojnë ndjenjat dhe fjalët përshkruese si ‘kujdes’, ‘ngadalë’ ose ‘i zgjuar’.
• Përdorin gjuhën për qëllime të ndryshme si për të bërë pyetje ose për të bindur për diçka.
• Ndajnë dhe diskutojnë ide më komplekse.
• Përdorin gjuhën në një sërë situatash shoqërore. /Familjadheshendeti.com