Sa kushton një femër..!

Nga: Marigona Krasniqi

(Si Tringa e shkrimit tim, ka plot vajza që u joshën nga premtimi se do bëhen modele dhe përfunduan në klubet e natës.
Andaj shkrimi nuk ka për qëllim që të ironizoj asnjë kategori të shoqërisë, por vetëm t’u jap shembull vajzave të reja që të jenë më të vëmendshme.)

Ajo ende flinte me kukulla. Madje shpesh ishte e padrejtë ndaj tyre, sepse gjithmonë zgjidhte vetëm kukullën me flokë të verdha kaqurrele, duke lënë të tjerat nën hije. 
Punë dashurie ndoshta. Apo ndoshta punë fiksimi! Ku t’a dijë…
Sidoqoftë ende flinte me kukullat.
Anipse shpesh e tallnin familja e shoqet, por nuk i bëhej vonë.
Ishte në fazën e pubertetit, ku secili në këtë fazë është në shkallën më të lartë vetbesimi dhe krekoset me vetën. 
Edhe Tringa ishte e tillë. 
Ishte në fazën ku hormonet lulëzonin në kulminacion dhe ku ajo e shihte tokën si qiell dhe ecte plot mendjemadhësi.
Kishte filluar t’i rritej shtati dhe ishte zbukuruar shumë. 
Lavdatat e komentet që merrte nga miqtë ishin shkaktarë që ajo nuk zbriste fare në tokë. Hidhte hapat si nëpër re pa kthyer kokën prapa.
Dhe ndonëse shpesh kishte luhatje emocionesh e ndjenjash, ajo prap nuk e humbte mirësinë e brendshme. 
I ndihmonte shpesh nënës në punët e shtëpisë dhe e puthte mes syve sa herë që nisej për në shkollë.
Mësimi i ecte mirë derisa u njoh me Anduenën, vajzën e paraleles.
Ajo i’a mësonte gjitha djallëzitë e kohës dhe e mësonte se si të ecte “në hap me kohën”.
Një ditë ajo e njoftoj me nipin e saj që jetonte në Holandë. 
Meqë ishte i pashëm dhe i pasur i joshi shpejt Tringën dhe familjen e saj. 
Do të kesh jetë të mirë Tringa, madje do na ndihmosh edhe neve, -i thoshin.
Kështu ajo filloj të ndiente krenari për vetën. Përveç që jam e bukur tani do të bëhem edhe e pasur, thoshte me vete. Madje do u ndihmoj edhe prindërve.
Pra, jeta pa motiv dhe skamja i kishin bërë të mendonin se është krenari të shfrytëzosh bukurinë për të arritur synimet në jetë, se është krenari të presësh “lëmoshë” nga burri dhe se me para arrihet gjithçka në jetë.
Vallë sa kushton një femër?!
Një biletë për në Holandë apo…?!
Nejse, kur jemi tek Holanda t’i kthehemi prap Tringës. 
Ajo mbërriti në Holandë. 
E pritën me lule familjarët e burrit mu në aeroport.
-Ohoo sa princeshë që jam, – vlonte me ndjenjat Tringa.
Por ndjenja prej princesheje pati vetëm gjersa u thanë ato lule. 
Pastaj u vyshk bashkë me to.
E tërë dita i kalonte duke larë e fshirë, duke bërë bukë e duke i ndërruar nga dy-tri palë rroba nusërie për prindërit e burrit, prej të cilëve nuk mori asnjëherë fjalë të mira dhe as që i shihnin përpjekjet e saja.
Ndërsa me burrin takohej rrallë. 
Gjatë ditës ai punonte, kurse gjatë natës dilte me shokët.
E vetëm kur donte t’i realizoj qejfet e veta, i thoshte ca fjalë të mira sa për t’a joshur.
Dita-ditës filloj t’a bezdiste kjo gjë, por me kë të shprehej vallë?!
Prindërve nguronte t’u fliste për këtë gjë. Ndoshta për shkak se i dhimbseshin t’u shtonte mërzi, ose frikësohej se do e akuzonin që e ka zgjedhur vet burrin. 
Apo ndoshta frikësohej se çka do të thoshin farefisi. 
Do i dërgonin një mori fjalësh dhe do e përfolnin në “deka e dreka”.
Revoltën e saj vendosi t’a shfaqte haptaz tek burri, i cili ishte manipulant shumë i talentuar dhe gjithmonë bënte lojë fjalësh pa thënë asgjë të vlefshme.
Sidoqoftë ai i premtoj që do e merrte me vete dhe se do i përmirësonin raportet.
Një shkëndije shpresë u shfaq në sytë e Tringës.
Në ditët në vazhdim ajo vërtet kaloj kohë të gjatë me burrin. Shkonin në muzika dhe bënin jetë nate. Dhe ndonëse nuk e kënaqte fare kjo jetë Tringën, ajo e ngushëllonte vetën se ishte nën shoqërinë e burrit dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
Vallë sa kushton një femër?!
Sa një qejf disa sekondash e mashkullit apo..?!

Një ditë Tringa me burrin e saj takuan një shok të vjetër të burrit, i cili pa pik ndrojtje e turpi i tha: “Or miku im nuk e paskam ditur që gruaja juaj ka trup kaq të bukur dhe tërheqës! Përse nuk e sjellë tek firma ime që të punoj si modele”.
Burri u krenua me Tringën, të cilën e ofroi pranë vetës duke i rrahur supet.
Tringa ndonëse gjithmonë krenohej me fizikun dhe dikur kishte ëndërruar të bëhej modele tani u skuq e tëra në fytyrë. 
Kishte mbetur prej saj akoma diçka nga pasuria e brendshme.
Dhe pas shumë diskutimeve ata më në fund vendosen, Tringa do të punonte si modele.
Sa shumë do më xhelozojnë shoqet, mendoj ajo për një çast.
Dhe pa kaluar mirë muaji, Tringa filloj të ndihej si një modele e vërtet.
Fotografitë e saj po priteshin mjaftë mirë dhe menjeherë kishin filluar të interesoheshin shumë firma që në reklamat e tyre të ishte figura e saj.
Shkrihej nga gëzimi tek shihte vetën në ambalazhet e shamponëve, në kalendarët e fabrikave, mbi veturat e shtrenjëta që pritej të shiteshin dhe në faqet e para të gazetave.
U bëra e famshme, u bëra e pasur, -thoshte.
Vallë sa kushton një femër..?!
Sa një reklamë biznesi apo..?!
Dhe kur po përjetonte kulminacionin e famës së saj, Trina filloj të pyes vetën: “Vallë, sa kushton një femër?”
Por kjo pyetje nuk kishte ardhur rastësisht, përkundrazi ishte kujtuar vonë për këtë pyetje dhe vetëm pas një përpjekje të gjatë.
Ndërsa shkaktari kryesor që e kishte nxitur mendjen e saj për këtë pyetje, ishte oferta e një biznesmenit që Tringa të punoj si një valltare në një klub të natës. 
Pra, unë nga modele do të bëhem valltare e klubeve të natës dhe më pas një Zot e di se ku do përfundoj, u shpreh gjithë nerva ajo.
Tërë natën e kaloj zgjuar dhe ndër lotët e shumtë. 
Ndërsa në mëngjes u shfrye keq me burrin. I’a kontestoj burrinë, dashurinë dhe çdo vyrtyt të tij.
“Si vallë nuk pate një pikë xhelozie për gruan tënde, si vallë durove që e gjithë bota t’i shihnin të brendshmet e gruas tënde – u shpreh më në fund ajo.
A nuk thonë që xhelozia rrjedh si pasojë e dashurisë. Ti, a nuk pate fare pak dashuri për mua?! Apo ndoshta të mundi dashuria për para. Dhe krekoseshe para shokëve me trupin e gruas tënde.
Dhe në atë çast i erdhën në mend një nga një të gjitha që kishte përjetuar në karrierën e saj deri më tash.
Ekipa me të cilët punonte ishin gjithmonë të hareshëm dhe pa pikë turpi flisnin çka do që u vinte tek goja. 
Madje shpesh i ngulnin sytë në trupin e modeleve të tyre dhe Tringa gjithmonë ndihej në siklet.
Ndërsa ajo që e kishte ngacmuar keq ndërgjegjien e saj ishte kur një person kishte ardhur për të kërkuar një modele për firmën e tij dhe i’u kishte drejtuar shefit të Tringës: “Sa kushton një modele e juaja”.
Tringa ishte nxehur keq dhe i ishte drejtuar shumë e acaruar duke i thënë se ne nuk shitemi.
Por kishte marrë kritika nga shefi dhe kolegët të cilët e kishin quajtur të pa sjellshme, madje i kishin thënë që të mos u shes moral këtu sepse nuk ishte vendi i duhur.
Tringës po i vinin si plumba një nga një të gjitha këto ndodhi.
I mungoj jeta plot modesti që bënte, i mungoj ajo dhoma e vogël, e cila nxehej aq shpejt me shporetin në mes, e rreth të cilit afroheshin gjithë fëmijët.
Sa të pasur që paskemi qenë, tani kemi vetëm para, – tha ajo me vete.
Ndonëse profesioni i modeles jo gjithmonë është i tillë, por Tringa ishte takuar me të tillë njerëz që nuk vlerësonin gjë tjetër vetëm se trupin dhe epshet. Prandaj ajo filloj t’a urrej një gjë të tillë.
Kështu vendosi që të flas sinqerisht me burrin dhe prindërit e saj.
Medoemos duhet t’a ndërroj stilin e jetës dhe duhet të qëndroj në këmbët e mia, të fitoj paranë ama jo me trup por me kokë.
Tringa kishte qenë gjithmonë këmbëngulëse në synimet e saja dhe as tani nuk do të dorëzohej.
Ajo ishte me fat që ishte vetëdijësuar para se të jetë vonë.
Ajo besonte se çdo ditë e re është mundësi e re për të ndryshuar.
Tringa nuk u dorëzua, mos u dorëzo as ti..! /Familjadheshendeti.com