Roli i prindërve në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve

Nga Argjentina Hadri- Psikologe

Çdo prindë dëshiron që fëmija të rritet i edukuar dhe të ndjehet mirë në shoqëri dhe ku do, është e domosdoshme që prindërit të krijojnë një ambient të shëndoshë në familjen e tyre, është shumë e nevojshme që të shmangim acarimet, dhe ngritjet e zërit midis prindërve sepse kjo ndikon tek fëmija.
Një rolë të rëndësishem në zhvillimin e fëmijes e luan dhe atashimi apo lidhja emocionale nënë dhe fëmije i cili fillon që nga foshnjeria.
Atashimi i foshnjës me nënë e vet apo kujdestarin bëhet e dukshme nga muaji i gjashtë. Tashmë foshnja është i vetëdijshëm ndaj të huajve, “proteston” për ndarjet dhe e përdor nënën si një burim rehatie dhe baze të sigurtë.
Atashimi i sigurt ndaj nënës ka një numër efektësh pozitive për zhvillimin e fëmijes siq janë:

  • vetëbesimi
  • shoqëri afatgjate dhe mardhënje të mira më të tjeret
  • pavarësi
  • suksese akademike në shkollë

Familja
Si çdo aspekt tjetër i zhvillimit të fëmijës, ndikohet nga konteksti në të cilin ndodhet. Gjatë viteve të para konteksti më i rëndësishëm është familja, është e rëndësishme që fëmijëve t’u tregohet dhembshuri dhe mirëkuptim në familje. Gjithashtu ata kanë nevojë që t’u mësohet se si t’i kontrollojnë dhe ti shprehin ndjenjat e tyre me maturi.

Stilet e kujdesit prindëror

Janë përcaktuar katër stile te rritjes së fëmijëve të cilat kanë ndikim në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Prindërit autoritarë

Janë kërkues, ushtrojnë një kontroll të fortë mbi sjelljet e fëmijëve të tyre dhe i detyrojnë të zbatojnë kërkesat e tyre me kërcënime. Fëmijet e prindërve autoritarë shqetësohen me lehtësi duke shpalosur sjellje të paqëndrueshme, agresivitet dhe probleme të sjelljes.

Prindërit indiferentë

Në raport me të parët shohin shumë pak kufizime për fëmijet e tyre. Ata gjithashtu jepin tepër pak në mënyrën e vëmendjes, interesit ose mbeshtetjes emocionale, kanë tendencë të mos marrin pjesë efektive në lojë dhe në bashkëveprimet shoqërore.

Prindërit liberalë

Janë emocionalisht të ndjeshëm por ata vendosin shumë pak kufizime në sjelljet. Prindërit liberal e përdorin ndëshkimin shumë rrallë dhe në mënyre të crregullt.

Prindërit me autoritet

Këto lloj prindërish u japin fëmijëve respekt dhe i dëgjojnë ata vendosin kufizime të qarta, presin bashkëpunim dhe sjellje të mira. Fëmijet që rriten nga ky lloj prindërish janë më të shëndetshëm emocionalisht. /Familjadheshendeti.com