RAPORTI NJERI – NATYRË

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Raporti njëri-natyrë ka qenë i knaqshëm deri në rritjen e madhe te popullsisë, industrializimit të madh, zhvillimit të hovshëm të trafikut, rritja e shpenzimeve të karborantit, zgjerimi i madh i qyteteve etj.

Ndotje quhet prania e një substance e cila krijon efekte te dëmshme në mjedis. Prania e substancave të dëmshme ka rezultuar në ndotjen e sferave të jetës: (atmosferës, hidrosferës dhe pedosferës). Ndotja është produkt i aktiviteteve ekonomike dhe sociale: ndërtimi i shtëpive, përfitimi i energjisë, zhvillimi i trafikut, nxjerrja e karburanteve, përdorimi i madh i pesticideve, herbicideve e etj, e gjithë kjo ka arritë edhe në deponi të mëdha të mbeturineve.
Problematikë tjetër është hudhja e materialeve të cilat në kushte natyrore janë te pazbërthyeshme të cilat grumbullohën në mjedis (si kanaqe alumini, qelq, ambalazhet plastike etj.).


Në tokë kanë ndodhur shumë kataklizma në epokën e akullnajave, zjarrit, termeteve, vullkaneve dhe natyra ishte e gatshme të ballafaqohet, mirëpo nuk do të mund të ballafaqohet me faktorin njeri i cili në çdo moment mund të shkaktoj katastrofë ekologjike, pasojat e se cilës nuk mund të krahasohen me asnjë epokë.

Fal shkencës dhe teknologjisë njeriu ka mundësi të ndrroj natyrën dhe mjedisin në përgjithësi. Shfrytzimi i drejtpërdrejtë nuk duhet të jetë më kriter, duhet pasur parasysh efektet afatgjata.
Njeriu duhet të dijë se si të sillet me natyrën dhe si të sundoj mjedisin jetësorë, lokal, kombetarë dhe nderkombëtarë.
Njeriu duhet t’ja bëj vetës detyrë që mos të shkatrroj natyrën, por ta ripërtrijë atë. Prandaj duhet të ngritet vetëdija ekologjike ndaj komponenteve të mjedisit: ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit.

Të bashkohen njohuritë ekonomike, ekologjike dhe faktorët psiko – social dhe të mirret parasysh ndikimi i tyre në mejdis.
Tani mendojmë që shkenca dhe teknologjia mund të bëjnë korigjimin e ndotjes në mjedise, por kjo shihet qartë se përditshmëria tregon dinamikën e zhvillimit e krahas kësaj edhe ndotjes, pra ne duhet të mendojmë se si të sillemi dhe ta ruajmë këtë ekuilibër për gjeneratat e ardhme.

Fëmijet tanë janë ata që do te jetojnë në mjedisin në të cilin ne kemi ndikuar dhe do të ndikojmë,

dhe një ditë ata do të pyesin se ç’kemi bërë ne për ta ruajtur mjedisin që edhe ata të marrin shembull nga ne. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 122
  •  
  •  
    122
    Shares