PYJET E KOSOVËS DHE SJELLJA EKOLOGJIKE NDAJ TYRE

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Kosova shtrihet në pjesën juglindore te Evropës, në pjesën qëndrore te Gadishullit Ballkanik. Pyjet e Kosovës janë thesari më i çmuar i vendit duke ju falenderuar relievit, klimës dhe hidrografisë i bënë ato me te çmuara dhe me atraktive. Ato janë vend strehim për kafshët, bimet me te rëndesishme te vendit tonë. Në sipërfaqen e përgjithshme te Kosovës pyjet bëjnë pjesë rreth 41, 8% te sipërfaqes. Kosova shtrihet në lartësi te larta mbidetare, pika më e lartë është Gjeravica (2656 m), ndërsa më e ulët mbidetare është në Prizren (Vermicë 263 m). Rajonet me te pasura me pyje në Kosovë janë: Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Pyjet janë burim kryesorë për prodhimin e biomasës tokësore, furnizuesi kryesorë me oksigjen, ruajnë tokën nga erozioni, erërat etj. Pjesa më e madhe e pyjeve të Kosovës është në pronësi publike, në viset e ulëta dominojnë pyjet e dushkut te cilat dita ditës po degradohën në mënyra te ndryshme, ndërsa në viset malore me te larta janë pyjet e pastra te ahut dhe halorëve (pishave) te ndryshme.
Pyjet e Kosovës janë jashtzakonisht atraktive dhe ideale për vizitë turistike dhe për një pushim malorë.

Fondi pyjorë i Kosovës dita ditës po bëhet edhe më i varfër si rezultat i prerjeve te pakontrolluara nga ana e individeve te pandergjegjshëm.
Për menagjim te suksesshëm te resurseve pyjore duhet te ndermirren masa:

  1. Ripyllzimi i sipërfaqeve te degraduara, sidomos ato sipërfare që janë shkatrruar nga zjarri.
  2. Nga shfrytëzimi në mënyrë te pakontrolluar nga persomat e papergjegjshëm.
  3. Aplikimi i ligjit ndaj dëmtuesve te pyjeve në çfardo forme etj.

SJELLJA EKOLOGJIKE NDAJ PYJEVE

Kur gjindemi në pyll jemi në ekosistemin me te nderlikuar, te rendësishëm dhe me te persosur në natyrë. Prandaj nuk duhet te grryjmë levozhgat e drunjëve, te thyjmë degët, te ndezim zjarre. Pyjet janë vend sterhim për shumë lloje shtazore anaj nuk duhet ti dëmtojmë grumbullim e thnegalve, kosheret e bletëve, foletë e shpendeve etj.
Te jesh pjesë e natyrës është mrekulli vendpushimi duhet te rregullohet ekologjikisht që te jetë i pastër dhe i këndshëm për ata që vijnë pas jush.
Mos i shqetsoni kafshët duke gjuajtur me armë, mos ndizni zjarre për përgaditje te ushqimit, mos ndotni ujin e burimeve, mos hudhni mbetjet e cigareve, mos lini shishe qelqi sepse jemi deshmitarë sa e sa hektarë pyje janë djegur nga pakujdesia, mos hudhni qese te plastikës, mos hudhni mbeturina sepse me kalimin e kohës do te kalbëzohen dhe do te bëhën vatra te infeksioneve për semundje te ndryshme.
Vlenë te theksohet se njeriu në te gjitha rastet në mënyrë te direkte ose jo direkte është ai që i bënë dëm natyrës dhe vetvetës. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 150
  •  
  •  
    150
    Shares