NDOTJA E ZONAVE URBANE

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Ndotja në vendet urbane dhe sjellja ekologjike ndaj tij

Ajri konsiderohet i ndotur nëse në të janë prezent elemente shtesë që nuk janë përberës natyrorë te cilët janë të dëmshëm për organizmin tonë. Bashkë me ajrin ne thithim edhe ndotës te ndryshëm. Ndotësit kryesorë nga djegia e thëngjillit dhe naftës janë: monoksidi i karbonit, dioksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e azotit, hidrokarburet, plumbi, pluhuri në rrugë dhe pluhuri i hirit.
Ajri i qyteteve është perplot ndotës te cilët kanë prejardhje nga hedhurinat që lirohen nga objektet industriale, lirimi i gazrave nga automjetet e motorizuara, djegia e lëndeve për ngrohje shtepiake ose ngrohtoret e qytetit, djegia e mbeturinave. Në vendet urbane kemi edhe shtimin e pacineteve me probleme te semundjeve te mushkrive nga sasia e avullimit te oksideve te sulfurit. Oksidet e azotiti shkaktojnë lotimin e syve dhe demtime në te pamur. Dioksidi i karbonit dhe monoksidi ndikojnë negativisht në gjak sepse monoksidi i karbonit kur gjindet në ajër gjatë frymëmarrjes e nderprenë lidhjen e oksigjenit për hemoglobinën e gjakut me ç’rast ndodh ngulfatja.

Si ndikon ndotja e ujërave në zonat urbane

Ndotja ujërave është e shprehur në kanalizimet që kanë rrjedhje ose për shkak të instalimeve jo adekuate të ujit te cilat bëhen vatra të infekioneve.
Uji i pijes dhe uji që perdorimit në amvisri duhet të monitorohet nga organet kompetente që mos te marrin sëmundje ngjitëse si tifoja e zorrëve.

Ndertimi i objekteve afariste dhe qytetare në mënyrë te paligjshne dhe te pakontrolluar ka veshtirësuar edhe me tej që zonat urbane të kenë një strategji te ndertimit konform kerkesave adekuate të qytetarëve.

Sjellja ekologjike në vendet urbane

Në vendet urbane sistemi i qarkullimit te trafikut rrugorë duhet te ndrrohet, permirsohet. Automjetet te rënda, te vjetra dhe te mallrave duhet të largohen nga zonat urbane. Në vend të automjetit në destinacione të shkurta të perdorim biçikletën ose te ecim këmbë ky mekanizëm ka dy perfitime nuk ndotë mjedisin dhe ka perfitime shëndetsore.
Te kontribojmë te gjithë në ruajtjen e ajrit, te nderpritet pirja e duhanit, djegia e plastikës, djegia e gomave, djegia e mbeturinave etj.

Mungesa e hapsirave të gjelbërta në zonat urbane në vendin tonë i kontribon edhe më shumë ndotjes sidomos nga gazrat dhe pluhuri. Ndertimi i parqeve mbjellja e pemve, zgjerimi i hapsirave te gjelbërta janë bazë që një zonë urbane duhet të ketë. /Familjadheshendeti.com