Mësus, ju jeni shembulli më i lartë për mua pas prindërve të mi…

Fjala “mësues” ngërthen në vete dashuri, admirim, lumturi dhe kënaqësi në sytë e të gjithë fëmijëve. Mësuesi është porta e dytë e dashurisë për të gjithë nxënësit e tij, portë të cilën e shohin si burim të mirësisë dhe dijes, dashurisë dhe shpresës se një ditë do ta bëjnë krenar me arritjet e tyre. Janë ato shikimet ëngjëllore të fëmijëve që ledhatojnë fytyrën e mësuesve të tyre, janë ata të cilët pas dashurisë ndaj prindërve, pas largimit nga prehri i tyre, dashurinë ndaj mësuesit e shohin si kolosale.

Mirëpo, a e kanë edhe fëmijët tanë atë afërsi atë shkëmbim dashurie siq e kishim ne me mësuesit tonë?!!!

Ajo që më shtyu të shkruaj, është brenga e disa nënave që njoh rreth mësuesve të fëmijëve të tyre. Vërtetë u shtanga tek dëgjoja përshkrimin që bënin, madje deri n’atë masë sa të bënin dallime të thella qoftë shtresore qoftë të formave të ndryshme mes fëmijëve, duke i demoralizuar dhe demotivuar fëmijët, përkundër rezultateve të shkëlqyera që mund të kenë në mësime. Pastaj po ata fëmijë në shtëpitë e tyre qëndrojnë të mbyllur në vete, të larguar qoftë nga familjarët ashtu edhe nga shoqëria.

Si nënë e dy vajzave, si dhe në prag të fillimit të mësimit klasor nga vajza ime e madhe, ndjeva brengë në zemër për këtë shqetësim të shumë shoqeve të mia.
Mënjeherë mu pasqyrua dita ime e parë në shkollë, mënjeherë më doli para fytyra e mësuesit tim të ndjerë i cili na thonte se edhe nëse nuk dijmë do të mësojmë së bashku, edhe nëse ngecim do të kemi prapë vullnet të ngritemi sepse dituria është mbi të gjitha, është ajo që na nxjerrë në dritë edhe si individ edhe si popull.

Mu trazuan shumë mendime, por asnjëherë në to nuk gjeta demotivim nga mësuesit e mi, nuk gjeta tjetër pos fjalë miradie të cilat më nxisnin vetëm për mësim, edhe kur më këshillonin e bënin në mënyrën më të mirë, duke mos na lënduar kurrë, duke mos na dalluar kurrë nga njëri tjetri dhe duke na afruar ashtu siq i ka hije mësuesit në plot kuptimin e fjalës.

Ti nuk je për shkollë
Ti ka bërë mami detyrat
Ty fort tka hy vetja n qejf, mos mendo që shumë din” etj.
Është e rëndë të dëgjosh fjalë të tilla nga mësuesit, vërtetë duhet ndjerë përgjegjësi për profesionin më të mirë, më të dashur dhe më bazik për popullin tonë, atë të mësuesit, atë të nxjerrjes së gjeneratave të arta.

Të dashur mësues, puna me fëmijë është e mundimshme, do shumë mund deri në arritshmëritë e tyre, por është puna me krijesat më të mira, më të pafajshme, më të sinqerta, andaj kjo punë duhet të jenë kënaqësi e shpirtit për ju, nëse nuk arrini t’i mësoni ju lutem mos i demotivoni, thuajuni fjalë miradie, nxisni për mësim, sa janë pasqyrë jona janë edhe e juaja, suksesi i nxënësve është edhe në duart tuaja, bashkëpunoni me prindërit sepse po këta fëmijë që u’a kemi besuar, nesër janë e ardhmja e ndritur e vendit tonë, janë krenaria jonë.

Respekt për të gjithë mësuesit e mirëfilltë, ata të cilët dhurojnë dashurinë, thjeshtësinë dhe thesarin e dijes tek nxënësit e tyre pa kursyer aspak veten dhe profesionin e tyre shumë unik dhe të respektuar.

Me dashuri:
Laureta

/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 226
  •  
  •  
    226
    Shares