Fëmijet nuk i bëjmë që të na duan por…

“I kam bërë kokën”. “Të kam bërë kokën”. Këto fraza të tmershme që më shumë kultivojnë skllavërinë e fëmijës ndaj nënës edhe kur fëmija bëhet vetë në moshë të tretë. Këto shprehje që thajnë në shpirtin e fëmijës aftësinë për të dashur dhe rrënjosin frikën dhe mosbesimin duke filluar që nga vetja, jenë pjesë e fjalorit të nëneve pavarësisht nivelit të edukimit. Fëmijët nuk i bëjmë të na duan por ti duam. Të mësojmë të duam, që do të thotë të mësojmë të përzgjedhim nga “lëmshi” i ndjesive që kemi brënda vetes. Të përzgjedhim fjalën dhe veprimin, të kontrollojFëmijet nuk i bëjmë që të na duan por…më zërin që fëmijëve tanë të mos u kultivojmë frikën dhe dyshimin, por sigurinë dhe besimin te vetja te jeta dhe te tjetri. Fëmija nuk janë peng i prindit, por është një jetë më vehte që ka lindur me të drejtën për të qenë i lirë të jetojë jetën e tij. Lira Gjika.