ENDERRIMTARET

Nga: Fatmir Baci

Enderrimtaret e kane hapin e bute,
Se dine te ecin neper tehe te mprehta drite,
Pa lodren e hijeve ndermjet
Pa ankthin e verberise ne gjoks,
Pa dyzimet e territ perreth.

Enderrimtaret i kane fjalet e rralla,
Se e thurin andjen me heshtjen te bardhe,
Dhe fshijne me to edhe grimcat e dyshimit qe zhurit,
Per tu takuar serish atje lart,
Ne molin e bute te reve.

Enderrimtaret nuk shikojne endrra,
Se bredhin zgjuar neper shtigje te pashkelura,
Dhe i bie te flene fare pak,
Flene vetem aq sa per t’u shlodhur prej endrrave,
E sapo zgjohen,
Serish i duhet te shembin ca mure te serta,
Per vendosur ca dritare te brishta
Me veshtrimin larg,
Atje ku endrrat jane zgjimi i pritur,
Edhe per mua,
Edhe per ty.

Andaj edhe une shkruaj ca fjale si heshtje,
Se nuk di te shkruaj vargje,
Vetem tregtoj ca endrra te brishta,
Te cilat nuk me lene te fle,
E as me lene te zgjohem

Shpërndaje
  • 58
  •  
  •  
    58
    Shares