Shkruan: Fatmir Muja

Dy shqiptarë, katër bela
Gjejnë errësirë aty ku s’ka
Një mendim nuk u bën punë 
Dy mendime bëhen shumë
Ngarkojnë barrën që s’mund ta mbajnë
Duan kosin, por qumështin shajnë
E një pe që s’duhej lidhur
E bëjnë nyje të pazgjidhur
Nuk ka punë që nuk e dinë
Mirëpo hall kanë papunësinë
Përshëndetje e bëjnë sharjen
Thonë “bashkim”, punojnë për ndarjen
Mbajnë gjarprinjtë me ushqim
Dhe ankohen për helmim
Gjithçka kanë, pa asgjë janë
Kur u ndanë – thonë – kështu na ranë
Janë si fjala e thënë dikur:
“Bari i gjelbër, por delet sëmurë.”
E po deshe të mos jesh i sharë
Mos thur llafe për shqiptarë
Në vend të llafeve, po i panë paret,
Një fe kanë të gjithë shqiptarët
E pse të mirat s’po i përmend?
Shqiptar jam, aq kam mend.

/www.familjadheshëndeti.com

Shpërndaje
  • 61
  •  
  •  
    61
    Shares