Dhimbje shpirti – Ngjarje e vërtetë

Rrëfim nga: Blerta Rexhepi Dervishi

Do ta ndaje me ju nje histori timen:
Ishte shtatori i vitit 2001 kur per here te pare u bera nene. Gjithcka shkonte per mrekulli deri ne nje dite prilli 2002 kur djali kishte shume te vjella. U shtriva ne kliniken infektive kur edhe filloi tmerri. Pas dehidrimit djali kishte konvulsione ku i zgjaten rreth 36 ore. Kujdestar ishte mjeku M.B i cili aspak nuk oshte njerezor as nga ana profesionele e as nga ana njerezore. Duke e pa neglizhencen e tij kerkova qe te shkoj ne pediatri dhe rreth ores 5 te mengjesit shkova por mjeku kujdestar D.Ç nuk me pranoi duke thene” bej gabim profesional nese e ndal kete femije qe e ka trajtuar M.B”. Me djale ne dore neper oret e para te mengjesit u solla here ne nje spital here ne tjetrin. (Une isha perseri shtatzene dhe kisha shume te vjella). U ktheva perseri ne infektive. Kur erdh nderrimi i ores 7 nje doktoreshe qe quhej Emine, u more shume me djale mirepo ishte vone. Atehere na drejtuan ne emergjence. Shkuam atje edhe nje doktoreshe me emrin Tefta na priti duhe na thene mua dhe burrit tim: “Qenkeni te ri, bejeni nje femije tjeter se s’ka kurgjo prej tij”. Vuajtjet vazhduan plot 19 dite. Ne repart e vendosnin nje liste te personave qe vdisnin. Kurre s’kam guxu te afrohem e para por gjithmone burri ka shku i ka lexu emrat dhe me sinjalizonte qe te shkoje se djali eshte gjalle akoma. Pas 19 dite shkuam ne pediatri. Atje ka qene me te vertet tmerr. Nuk na kane lene te mirremi me femije duke degju lloj lloj ofendimi, here nga pastrueset e shume shpesh nga infermieret. Nderkohe linda djalin e dyte dhe pasi qe qumesht gjiri nuk kisha, djalin ma mori nena qe te kujdesej per te ne menyre qe une t’i perkushtohesha djalit te madh 100% pasi qe ai mori ndezje truri dhe nuk kishte me vetedije. Plort 3 vjet e 3 muaj ma shume kam qendruar ne pediatri se sa ne shtepi. Zemra mu nda, ne nje ane djali i semure pa mundesi sherimi e ne anen tjeter djali shume i vogel nuk ishte afer meje. Skena tmerri kam pa ne pediatri sidomos nga infermieret qe me te vertete nuk kishin ndjenja njerezore. Djali me vdiq ne duart e mia e jo ne spital. Une jam pajtu me caktimin e Zotit, jam pajtu qe djali im shume ma mire e ka ne xhennetin e te madhit Zot se sa ketu dhe nga zemra lus te madhin Zot qe sa ma paknte kete femije te semure e sa me shume te kete doktore te njerzishem.
Sot kur lexoj komentet ne kete faqe nga ana e doktoreve po mendoj se si nuk e pata fatin qe atehere te ishte kjo njerezi. /Familjadheshendeti.com