Çka është implanti koklear (IK)

Nga: Antigona Kajtazaj-Miftari, logopede

Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

Shpesh i emërtuar me termin veshi bionik, është pajisje e vetme e prodhuar nga njeriu e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij.
Një fëmijë mund të jetë kandidat për implantim koklear nëse ai ose ajo:
• Ka një humbje të thellë neurosensoriale të dëgjimit në të dy veshët;
• Ka pak ose aspak përfitim nga aparatet e dëgjimit
• Nuk ka kundërindikacione për këtë kirurgji
•Ka mundësi për një edukim të duhur dhe ndjekjen e rehabilitimit
• Ka një ambient i cili e mbështet në mësimin dhe rehabilitimin me implant koklear.
Por jo çdo fëmijë mund të jetë një kandidat për implant koklear.
Ja disa arsye se përse një fëmijë nuk përfiton nga implantimi koklear:
• Fëmijët që kanë përfitime signifikative (që zhvillojnë të folurin) nga aparatet e dëgjimit
• Humbjet e dëgjimit nga shkaqe të tjera
• Ambienti familjar.

Mbështetja e familjarëve dhe pjesëmarrja në programet e rehabilitimit janë themelore në marrjen e rezultatit maksimal nga implantimi koklear.Nëse familja nuk merr pjesë në këto programe duhen marrë në konsideratë alternativa të tjera për edukimin e fëmijës.

Rekomandimi ynë është për çdo prind qe nese fëmija i tyre ka probleme të dëgjimit shurdheri të plotë apo të thellë,që te bëhet sa me parë implanti koklear .
Sa me herët që behët implanti kolear (nderhyrja kirurgjike ) aq me të mira do të jenë rezultatet e fëmijës qe të përfitojë nga ai dhe të ndertojë gjuhën e të folurit dhe komunikimit.

Është shumë e rëndësishme që pas intervenimit kirurgjikal të behët trajtimi nga ana e logopedit dhe të zhvillojë të folurit e fëmijës.

Ndikimi i implantit koklear tek fëmijët ka treguar efekte pozitive në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit të fëmijët të cilët kanë implant koklear në fillim të jetës se tyre,pas rehabilitimit të duhur arrijnë të kenë të folur të rrjedhshëm dhe të kupteshëm.
Inkuadrimi i fëmijëve me implante kokleare neper shkolla dhe qerdhe gjithashtu ka treguar efekt pozitiv.
Në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit gjithashtu ruan rol të rëndesishëm edhe kushtet socio-ekonomike pasi qe trajtimi i tyre është shumë i shtrenjtë.
Faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit tek fëmijët me implant koklear janë mosha e fëmijës kur e kryen intervenimin,inteligjenca ,faktorët fiziologjik ,faktorët patologjik edukativ dhe social.
Fëmijët me implant koklear kërkojnë kujdes të veçantë.Për rehabilitimin e ketyre fëmijëve nevoitet një bashkëpunim ndërprofesional si audiolog,logopedi,pedagogët si dhe familja dhe rrethi.

www.familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 223
  •  
  •  
    223
    Shares