Ankthi tek fëmijët

Nga Latif Hoxha, Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Shumicën e kohës, sidomos si fëmjë dhe në moshën e rinisë njerëzit nuk e vërejnë apo nuk e kuptojnë që kanë ankth apo edhe ndonjë çrregullim tjetër duke mos i ditur shenjat, dhe vetem kur rritemi dhe lexojmë mbi gjëra të tilla e kuptojmë që në në njëfarë mënyre kemi luftuar me çrregullimet që tani i kuptojmë.

Madje këtë gjë shpesh nuk e vërejnë as prindërit, as mësimdhënësit dhe as shoqëria. E vërejnë që diçka ka që s’shkon por jo edhe se çfarë është kjo.

Asnjë fëmijë nuk mund të thotë unë kam ankth, thjesht kanë simptomat trupore si kokëdhimbje, dhimbje barku etj. dhe kundërshtime si forma të reagimit ndaj ankthit që përjetojnë.

Fatkeqëisht shpesh këto gjëra i lihen moshës dhe shpresës se me kalimin e kohës dhe me rritje të mëtutjeshme do kalojë e që gjithçka mund të kalojë në një fazë më të vështirë edhe për t’u trajtuar.

Ndonjëherë akuzohen si të llastuar nga shpërthimet e intatit dhe të qarat që kanë

Një formë tjetër që është edhe tek të rriturit është të kërkuarit falje dhe ndjesë për gjithçka.

Ndonjëherë paraqitet edhe në formë të lodhjes, frikës që të jenë vetëm, frikë nga braktisja apo humbja e prindërve dhe figurave tjera atashuese në familje.

Mund të manifestohet me refuzim për të dalur apo për t’u angazhuar në aktivitete të moshës, shoqërim apo lojëra, mund t’i pengojë zhurma,

Mund të kërkojnë vazhdimisht të tjerët t’i bëjnë gjërat për ta dhe nuk mund të vendosin dhe kanë frikë të marrin përgjegjësi.

Kërkojnë miratim nga të tjerët për gjithçka, nuk janë të sigurt çfarë është mirë për ta dhe çfarë është e gabuar.

Lënë ndejat apo manifestimet e tjera para se ato të përfundojnë

Frikë nga errësira dhe kërkojnë ndriçim në gjithë shtëpinë

I ngelet shumë hatri në veqanti kur detyrohen të bëjnë diçka

Shpeshë vetizolohen dhe zakonisht ju mungon iniciativa

Urinim i pavullnetshëm

75 % e problemeve të shëndetit mendor fillojnë në moshën 15-25 vjeçare /Familjadheshendeti.com